Me fokus në akomodimin sa më komod për dy persona, dhomat me dy krevate teke mund të transformohen edhe në dhoma treshe pasi kanë nje divan që mund të përshtatet si krevat. Opsionet e zgjedhjeve janë të shumta, në çdo kat dhe me shërbim dhome 24 orë. Një element plus në shërbimin e dhomave dyshe, ashtu si në çdo dhomë tjetër të hotelit, është edhe lavanderia në shërbim të klientëve gjatë çdo momenti të ditës. Dhomat dyshe, mund të transformohen në një ambjent të këndshëm për familjet me pak pjesëtarë, të cilët mund të shfrytëzojnë edhe ballkonin për të kaluar momente mbresëlënëse në shoqërinë e një filxhani kafeje ose një gote vere.
Karakteristikat dhe shërbimet e dhomës
|
![]() |
![]() |