Kërko nje dhomë
Belconti Hotel



I ndërtuar në vitin 2002, duke u rifreskuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë në fushën e turizmit me kërkesat e tregut dhe të kohës, Bel Conti Hotel vjen tek ju si një shportë mundesish, relaxi, zbavitje dhe argëtimi.

Shërbimi me profesionalizëm, komoditeti i krijuar me shumë art dhe dashuri, shumëllojshmëria e zbavitjeve dhe argëtimeve, si dhe ndërthurja e gatimit tradicional me atë mesdhetar, vijnë te ju plot bindje për t´ju dhuruar pushimet e ëndërruara.

Nderthurja e arkitekturës klasike me atë moderne, e shtrirë në një sipërfaqe prej 3300 m² buze detit, në jugperëndim të qytetit të Durrësit, ofron biletën e oazit në bregdetin e Adriatikut.

Me prioritet aktivitetet sportive, sociale e zyrtare dhe theksin në hapësirat e gjelbërta, Bel Conti Hotel ndërthur arkitekturën e veçantë të ndërtesës, komoditetet dhe të gjithë aksesorët e pushimeve ideale, në një paketë të vetme.

32 dhoma, bare dhe restorante, akse interneti wireless, muzikë live, ambjent për festa private, room-service 24 orë, plazh me hapësira familjare dhe pamje e plotë drejt perëndimit në hapësirën e pafundme të Adriatikut.

Shërbimet e paketës që ofrojmë, e klasifikojnë Bel Conti Hotel në kategorinë e hoteleve që synojnë të plotësojnë gamën e gjerë të kërkesave pa i detyruar klientët të spostohen në distanca të mëdha për të kërkuar shërbime shtesë në qytet apo rrethina.

Lidhja mes dhomave dhe rërës së detit Adriatik është e ngushtë dhe këtë kënaqësi mund ta merrni vetëm në pak sekonda për shkak të afërsisë së hotelit me bregdetin. Orientimi jo vetëm drejt turizmit veror, por edhe ruajtja e standarteve gjatë 12 muajve të vitit, janë bileta jonë e garancisë për pushimet tuaja.

Me kapacitete të mëdha në fushën e shërbimeve dhe ofertave për klientët tanë, Bel Conti Hotel synon të jetë stacioni kryesor i turistëve në kërkim të momenteve të veçanta.

Ne kemi mjetet, ju shprehni dëshirat!


# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #