Kërko nje dhomë
Plazhi

Buzë Adriatikut, në një hapësirë të konsiderueshme, plazhi që Bel Conti Hotel rezervon, është një mrekulli e pashkelur më parë nga turistët e bregdetit ranor në vendin tonë. Në vëmendjen tonë por edhe në strukturën gjeografike të hotelit, një vend të madh zë plazhi privat. Me 80 shezlonë që respektojnë hapësirat e lejuara, konform rregullave të privatësisë, plazhi Bel Conti ofron hapësira private të kontrolluara, të sistemuara dhe kuruara me shumë mjeshtëri nën kujdesin e stafit të hotelit. Kryefjala e shërbimit që ofrojmë në plazhin Bel Conti është pastërtia dhe respektimi i normave standarte të kapacitetit të lejuar. Hapësira e plazhit pranon prenotime edhe për personat që nuk janë te akomoduar në hotel.


# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #