Bari funksionon në harmoni të plotë me restorantin dhe aty mund të shijoni kafen, koktejlet speciale me fruta te fresketa, miksimet e ndryshme te pijeve alkolike dhe jo alkolike gjatë 24 orëve të ditës. Gjatë muajve të verës, hapësira e bollshme në kopshtin e rrethuar nga pishat, shton freskinë nën shoqërinë e panoramës çlodhëse. Ne besojmë te vlerat dhe cilësia e shërbimeve që ofrojmë, sepse synojmë të kënaqim çdo shije. Në Bel Conti Bar gjeni shijet tropikale të koktejleve në harmoni me atmosferën turistike. Me përmbajtjen e freskët të lëngut të frutave, miksojmë pijet meksikane, vodken ruse por edhe uiskin skocez.