Kërko nje dhomë
Dhomat
Bel Conti  Hotel e ka konceptuar strukturën arkitektonike në 6 kate, në 4 prej te cileve gjenden dhomat e akomodimit. Dhomat, të gjitha të ndryshme nga njëra tjetra, të qeta dhe të rehatshme, vijnë te ju në kategoritë; Teke, Dyshe, Dopio, Treshe, Katërshe dhe Superiore.

Me një mobilim  të ri komod, elegant e plot shije, ballkone private me një pamje mrekulluese mbi detin Adriatik  të cilën mund ta shijosh fare mirë edhe që nga krevati.

Shërbim i kujdesshëm dhe atmosfera mikpritëse ju sigurojnë një qëndrim mbresëlënës. Të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor LCD, sinjal digital, telefon, minibar, frigorifer, sistem ngrohje dhe ftohje i dyfishtë, akses interneti wireless, shërbim dhome 24 orë, banjo, dush, tharëse flokësh dhe kasaforta për sendet me vlerë.

Me theks në organizimin e dhomave si ambjente familjare dhe private, çdo orendi dhe shërbim ka si qëllim përmbushjen e objektivit për t’i kthyer dëshirat e klientëve në qellimin kryesor të stafit përgjegjës.


# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #