Në Bel Conti Hotel do të keni mundësinë të shijoni pijet tuaja të preferuara apo qoftë edhe kafenë në shumë bare të ndryshme që ky Hotel ofron. Por, ne mendojmë se ai që do ju tërheqë më shumë gjatë ditëve të nxehta të verës do të jetë pikërisht Open Bar. Ky bar i hapur do të jetë i pozicionuar në kopshtin e pasëm të hotelit, aty ku gjelberimi i natyres përqafohet me kaltërsinë e detit. Si kudo tjetër në Bel Conti Hotel edhe në Barin e hapur në natyrë do të gjeni shërbimin cilësor e mikëpritës që karakterizon stafin tonë profesional me përvojë shumëvjecare në fushën e turizmit. Bari në Bel Conti Hotel është një ambient i menduar edhe për moshat e vogla, sepse fëmijët mund të gjejnë parajsën e tyre, falë përkujdesjes së stafit përgjegjës.
Pjesë e menusë së këtij bari nuk do të jetë vetëm kafeja, llojet e ndryshme të birrave, koktejlet dhe pijet e forta, por bashkë me to do të ketë shumë surpriza, lojëra e llotari të organizuara natyrshëm nga stafi, për ta bërë momentin gjithmonë argëtues në shoqërinë e pamjes së mrekullueshme që ofron bregdeti Adriatik me perëndimin e diellit në horizontin blu.